Kjo është 36-vjeçarja nga Lezha që u vra dhe u dogj nga bashkëshorti në Mal të Zi





E reja në foto është, Dila Ndoj, 36 vjeçarja nga Balldreni i Lezhës, e cila u vra në Malin e Zi nga bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç nga Kosova. Sipas hetimeve paraprake, pas krimit ai i vuri flakën banesës ku jetonin në lagjen Kodre të Ulqinit, me dyshimin për të fshehur gjurmët.

Policia malazeze bëri të ditur se trupi i pajetë i 36-vjeçares u gjet brenda banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa autori i dyshuar u arrestua pak më vonë me lëndime të marra nga zjarri. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga autoritetet në Mal të Zi.

Lajmi ka tronditur familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës së Balldrenit, ku Dila Ndoj jetonte. Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit.

Kjo është 36-vjeçarja nga Lezha që u vra dhe u dogj nga bashkëshorti në Mal të Zi

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo