Një 37 vjeçar ka vdekur në Mitrovicë pas lëndimeve që ka marrë nga therja me thikë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje. Viktima ka vdekur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Rasti është kualifikuar si “vrasje e rëndë”.
Policia njofton se në këtë rast është lënduar edhe një person tjetër me mjet të mprehtë nga i dyshuari i njëjtë.
Personi i lënduar pas tretmanit të pranuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar e gjithashtu është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datë 27.05.2026, rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal Mitrovicë Jugu gjendet një person i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull, i moshës 37 vjeç si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin.
Gjithashtu në këtë rast ishte lënduar edhe një person tjetër me mjet të mprehtë nga i dyshuari i njëjtë. Personi i lënduar pas tretmanit të pranuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe sipas informatave të pranuara nga stafi mjekësor, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Me urdhër të prokurorit të te krimeve të rënda, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar e gjithashtu është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Me aktvendim te prokurorit, të dyshuarit mashkull i moshës 31 vjeç, i është caktuar masa e ndalimit policore prej 48 orësh ndërsa njësitet kompetente policore do të vazhdojnë me hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit