Qeveria tregon se kur do të dalin 100 eurot për fëmijët dhe pensionistët





Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ekzekutohen pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët.

Hoti tha se pagesat po realizohen pas ekzekutimit të mbështetjes për lehonat.

“Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë del sot, ngase dje u ekzekutuan pagesat e njëhershme për lehonat me rritje në vlerën 500 euro”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo