Përmbytjet në Kinë, 9 persona të vdekur dhe 11 të zhukur në Chongqing





Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Chongqing të Kinës jugperëndimore është rritur në nëntë, me 11 persona ende të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshiu rajonin, raportoi të hënën transmetuesi shtetëror CCTV.

Lagjet dhe fshatrat në Qarkun Yongquan u goditën rëndë nga reshjet e papritura dhe shumë të dendura të shiut gjatë natës të së shtunës, raportoi më parë media shtetërore. Tre vdekje u konfirmuan dje, të dielën Shirat shkaktuan përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke në zonë dhe më shumë se 2,000 banorë janë zhvendosur, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Dhjetëra njerëz humbën jetën javën e kaluar për shkak të reshjeve të dendura të shiut që përfshiu zona të mëdha të Kinës qendrore dhe jugperëndimore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo