Tragjedi në Francë: Gjendet trupi i një djaloshi 12-vjeçar me peshqir në fyt, dyshohet për vrasje





Trupi i një djaloshi 12-vjeçar është gjetur ditën e djeshme në bregun e lumit Vilen në qytetin francez Ren, me ç’rast prokuroria ka hapur një hetim nën dyshimin për vrasje, njoftuan mediat franceze.

​Sipas informacioneve, rreth qafës së fëmijës ishte lidhur fort një peshqir i lagur.

​Alarmin e ka ngritur një peshkatar i cili, sipas burimeve policore, ka dëgjuar britma shqetësuese fëmijësh. Kur kanë mbërritur dëshmitarët okularë dhe shërbimet e urgjencës, djaloshi ishte tashmë pa shenja jete.

​Policia e ka marrë njoftimin rreth orës 16:40, ndërsa dhjetë minuta më vonë në vendngjarje kanë mbërritur patrollat dhe zjarrfikësit. Mjekët në atë moment kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.
​Prokuroria franceze njoftoi se është hapur një hetim me qëllim që të përcaktohen rrethanat e sakta se si ka ndërruar jetë fëmija.

​Gjatë mbrëmjes, një numër i madh i policëve dhe ekspertëve mjeko-ligjorë kanë kryer ekspertizë në afërsi të një kompleksi banesor pranë lumit. Në terren është vendosur edhe një çadër e madhe e bardhë, ndërsa hetuesit kanë mbledhur gjurmë dhe kanë fotografuar dëshmi.

​Sipas mediave franceze, rasti tashmë i është dorëzuar një njësie të specializuar për krimin e organizuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo