Shpërthim në Minierë, 90 viktima në Kinë, Presidenti Xi kërkoi hetim të plotë për ngjarjen tragjike (VIDEO)





Një shpërthim tragjik në një minierë qymyri në veri të Kinës ka shkaktuar 90 viktima. Ngjarja ndodhi në minierën Liushenyu, në provincën Shanxi, një nga zonat kryesore industrial në vend.

Shpërthimi i gazit ndodhi mbrëmjen e së premtes, ndërsa në minierë ndodheshin 247 punëtorë gjatë turnit të punës.

Menjëherë pas incidentit, qindra ekipe shpëtimi, mjekë dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje për të kërkuar të mbijetuar dhe për të transportuar të plagosurit drejt spitaleve.

Mbi 100 persona raportohet se janë dërguar për trajtim mjekësor. Autoritetet kineze deklaruan se nivelet e monoksidit të karbonit në minierë kishin kaluar kufijtë e lejuar, çka dyshohet të ketë shkaktuar shpërthimin fatal.

Presidenti Xi Jinping kërkoi angazhim maksimal për shpëtimin e të mbijetuarve, trajtimin e të plagosurve dhe hetimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Zyrtarët përgjegjës për administrimin e minierës janë ndaluar nga policia, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë.

Edhe pse standardet e sigurisë në minierat kineze janë përmirësuar vitet e fundit, aksidente të rënda vazhdojnë të ndodhin, duke rikthyer shqetësimet për kushtet e punës në industrinë minerare të vendit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo