Kaos në Gjermani/ Dy tramvaje përplasen ‘ballë për ballë’, mbeten të lënduar 27 persona





Në Gjermani janë përplasur dy tramvaje, duke lënë të plagosur të paktën 27 persona. Nga të lënduarit, 5 raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Sipas shërbimeve zjarrfikëse, edhe 28 persona të tjerë kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje, pa pasur nevojë për trajtim të mëtejshëm në spital.

Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim mes Berliner Allee dhe Graf-Adolf-Straße, ndërsa rrethanat se si ndodhi përplasja ende nuk janë të qarta.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo