Fasada e objektit ku janë të vendosura zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rënë pjesërisht.
Kjo ka bërë që njësitet emergjente të dalin në vendin e ngjarjes dhe të vendosin shiritet rrethuese.
Aktualisht, perimetri i objektit është rrethuar, teksa në trotuar gjenden mbetjet e fasadës së shkëputur nga ndërtimi.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.

