Zgjedhjet për kreun e PD, demokratët votojnë nëpër qarqe! Si paraqitet procesi

Ka nisur procesi i votimit për referendumin në selinë e Partisë Demokratike në Durrës. Kanë mbërritur anëtarët e parë dhe mbështetësit e kësaj force politike për të ushtruar të drejtën e votës për kryetarin e partisë së tyre.

1600 anëtarë të Partisë Demokratike kanë të drejtën e votës për të zgjedhur kreun e ardhshëm të PDSH. Në Vlorë ashtu si në të gjithë vendin ka nisur procesi i votimit. Votimi po kryhet me parimin një anëtarë një vot. Deri me tani është i qetë dhe nuk ka patur problematika.

Procesi i votimit është hapur edhe në Degën e Partisë Demokratike në Sarandë dhe po zhvillohet me fletëvotime ku anëtarët kanë mundësinë të shprehen “Pro”, “Kundër” ose “Abstenim”.

Ndërkohë, në votimin e sotëm numri i anëtarëve në listën e Partisë Demokratike Sarandë është reduktuar ndjeshëm në 870 persona, duke hequr nga listat 410 anëtarë. Sipas informacioneve, nga listat janë hequr anëtarë që janë larguar nga Partia Demokratike ndër vite, si edhe persona që kanë ndërruar jetë.

Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listë aktive, ndërsa pjesëmarrja e pritshme në votime llogaritet rreth 70%. Në Mallakastër, dega numëron 600 anëtarë dhe pritet të votojë mbi 60% e anëtarësisë.

Në Patos, kryetari i degës Pëllumb Hoxha bën me dije se lista përmban 620 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja e pritshme është rreth 60%.

Ndërkohë, në Rroskovec, sekretari i degës Dritan Dogani deklaron se dega ka 710 anëtarë në listë dhe pritet pjesëmarrje mbi 60%. Edhe në Lushnjë procesi pritet të jetë aktiv. Lista e anëtarësisë përfshin 2500 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja në votime pritet të kalojë 55%.

Procesi i votimit ka nisur normalisht edhe në degën e Divjakës ku pritet të votojne 600 anëtarë. Ndërkohë kujtojmë se në Roskovec, Patos e Mallakastër zgjedhjet për kryetarin e ri të degës u zhvilluan rreth tre javë më parë ndërkohë që në Lushne, Divjakë e Fier ende jo.

Në degën e Fierit me një vendim të posaçem të firmosur nga kreu i PD- së Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka u ngrit nje grup pune prej 43 anëtarësh që zëvendësoi strukturat drejtuese të cilat pasuan me një dorëheqje pas zgjedhjeve të 11 Majit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo