Komandanti i Forcave të NATO-s: SHBA mund të tërheq trupa të tjera nga Evropa, kjo nuk dëmton mbrojtjen tonë





Përveç tërheqjes trupave amerikane nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara mund të largojnë disa qindra ushtarakë të tjerë nga Evropa, tha Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Alexus Grynkewich, në një konferencë për shtyp pas një takimi të shefave të shtabeve të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Ndërsa shtylla evropiane e aleancës bëhet më e fortë, kjo i lejon SHBA-së të zvogëlojë praninë e saj në Evropë dhe të kufizohet në ofrimin vetëm të atyre aftësive kritike që aleatët ende nuk mund t’i ofrojnë”, tha Grynkewich, duke shtuar se nuk mund të jepte një afat kohor të saktë, por se do të ishte një “proces i vazhdueshëm për disa vite”.

Ai konfirmoi se numri i përgjithshëm i trupave që do të tërhiqen nga Gjermania do të jetë 5,000. Sipas tij, mund të tërhiqen edhe disa qindra ushtarakë shtesë. Megjithatë, Grynkewich siguroi se kjo nuk do të ndikojë në planet mbrojtëse të NATO-s.

Grynkewich, duke folur në Bruksel ku u takua me shefat ushtarakë nga vendet e NATO-s, shtoi se aleatët evropianë dhe Kanadaja po marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen konvencionale në Evropë me mbështetjen e vazhdueshme nga aftësitë e SHBA-së, të cilat po përshtaten.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo