Një sulm i armatosur në Turqi ka lënë të paktën 4 persona të vdekur dhe 8 të plagosur pranë qytetit të Mersinit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tarsusit, ku një 17-vjeçar i armatosur me pushkë gjahu ka hapur zjarr në disa lokacione të ndryshme, raportojnë mediat turke.
Sipas agjencive DHA dhe IHA, sulmi ka nisur në një restorant, ku janë vrarë pronari dhe një punonjës, ndërsa klientë të tjerë janë plagosur.
Më pas, autori dyshohet se ka qëlluar dhe ka vrarë edhe dy persona të tjerë gjatë largimit nga vendngjarja.
Policia turke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit, i cili ndodhet ende në arrati.