Izraeli pretendon se ka shënjestruar shefin e krahut ushtarak të Hamasit në një sulm në Gaza





Izraeli pretendoi sot se ka shënjestruar shefin e krahut ushtarak të Hamasit, Izz al-Din al-Haddad, në një sulm ajror në qytetin e Gazës, sipas raportimeve të mediave izraelite, transmeton Anadolu.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz kanë njoftuar se ushtria izraelite ka kryer sulmin duke synuar al-Haddadin.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Hamasi lidhur me pretendimin izraelit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo