Nuredin Lushtaku: S’besoj që Samia e ka prek me dorë Hysni Mehanin, nëse don ai kur t’i teket e nxen e rreh shuplaka





Nuredin Lushtaku në një prononcim për mediat ka folur për incidentin e ndodhur sot në Skënderaj.

Ai ka thënë se nuk beson që Sami Lushtaku është përfshirë në konfliktin me Hysni Mehanin e VV’së dhe sipas tij, Lushtaku kurdo që do të dëshironte do të mund ta rrihte Mehanin.

“Qysh ka ndodhë dhe tek ka ndodhë nuk e di. Unë cka kam kuptu prej njerëzve, është që e kanë rreh qytetarët. Nuk e besoj që Sami Lushtaku e ka prek me dorë. Nëse flasim shumë thjeshtë si qytetar, ndash me politikë ndash pa politikë, kur t’i teket e nxen e rreh shuplaka gojës, ka mujt me rreh moti. Po nuk besoj që e ka prek me dorë”, ka deklaruar Nuredin Lushtaku.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo