Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarë, miq, kolegë dhe shumë qytetarë që për dekada e njohën si profesionist të përkushtuar dhe njeri të respektuar.
Bedajet Rustemi la gjurmë të rëndësishme në fushën e stomatologjisë dhe konsiderohej ndër pionierët e këtij profesioni te shqiptarët në vend.
Ngushëllime familjes Rustemi dhe të afërmve