Të mërkurën në mbrëmje, presidenti amerikan Donald Trump arriti në Pekin me aeroplan të posaçëm.
Me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping, kreu i Shtëpisë së Bardhë do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë nga 13 deri më 15 maj.
Ky shënon takimin e dytë të drejtpërdrejtë midis dy udhëheqësve që nga samiti i Busanit në tetorin e vjetshëm dhe është hera e parë në nëntë vitet e fundit që një president amerikan viziton Kinën.
Presidentët Xi dhe Trump do të shkëmbejnë thellësisht mendime për marrëdhëniet kino-amerikane dhe për çështjet e rëndësishme lidhur me paqen dhe zhvillimin e botës.
Zv.presidenti kinez Han Zheng e priti presidentin Donald Trump në aeroport.