Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Bartës i listës është kreu i PDK’së, Bedri Hamza, teksa pas tij enditet Uran Ismaili, shkruan Reporteri.net.
Lista vazhdon me Vlora Çitakun, Përparim Grudën dhe Arian Tahirin.
“Kjo është lista jonë. Profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve. Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj”, ka shkruar Hamza.
