Normalizimi i marrëdhënieve Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për dialogun: Finalja të jetë njohja reciproke

Kryediplomati në detyrë, Glauk Konjfuca, bashkë me Kryenegociatorin, Agron Bajrami, kanë takuar sot në ambasadën e Kosovës në Bruksel, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Konjufca ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e dialogut për normalizim me Serbinë.

Ai ka shtuar tutje se Kosova mbetet e përkushtuar për angazhim kontruktiv dhe synim që dialogu me Serbinë të mbyllet me njohje reciproke.

“Së bashku me Kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive, me qëllimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes së ndërsjellë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca, duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, gjatë ditës së djeshme tha se ka thënë se nuk pret ndonjë nismë për takime të reja gjatë këtij viti.

Ai ka thënë se mbetet të shihet vitin tjetër se si do të zhvillohen gjërat.

Konjufca deklaroi se shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dhe 27 shtetet anëtare u shprehën të gatshme që të ndihmojnë në ndërtimin e mirëbesimit, nuk pret ndonjë nismë për ndonjë takim të ri së shpejti.

“Të shohim në vitin 2027 sesi do të zhvillohen gjërat, por për shkak të zhvillimeve nuk pres diçka, as ndonjë iniciativë evropiane shumë të fokusuar në këto muajt e vitit që kanë mbetur”, ka deklaruar Konjufca.

Takimi i fundit në nivel liderësh mes Kosovës dhe Serbisë ishte zhvilluar në shtator të vitit 2023, disa ditë para sulmit terrorist në Banjskë, kur u vra heroi Afrim Bunjaku.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo