Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në aktivitetet zyrtare për shënimin e Ditës së Evropës 2026, të organizuara në City Park në Shkup, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, H.E. Michalis Rokas, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe Kryetarin e Qytetit të Shkupit.
Në kuadër të programit zyrtar, ministri Sali mori pjesë në adresimin zyrtar dhe deklaratat për media, ku theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Qeverisë dhe se Dita e Evropës është simbol i unitetit, solidaritetit dhe perspektivës së përbashkët evropiane për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Pas pjesës zyrtare, delegacioni realizoi vizitë në zonat tematike të dedikuara për promovimin e produkteve lokale, ekonomisë së qëndrueshme dhe iniciativave kreative të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
Në fund të aktivitetit, u bë edhe hapja simbolike e Lojërave të Ditës së Evropës, të organizuara në bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së, me qëllim promovimin e frymës evropiane, bashkëpunimit dhe diversitetit kulturor.




