Zjarr në ambientet e Top Albania Radio! Ndërpritet programacioni i mëngjesit, Ledion Liço: Jemi të shokuar





Për shkak të situatës së krijuar, transmetimi i parashikuar i emisionit “Wake Up” nuk është zhvilluar

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit, ambientet e Top Albania Radio.

Flakët kanë djegur studiot, duke ndikuar në funksionimin normal të radios dhe duke sjellë anulimin e transmetimit të programit të mëngjesit “Wake Up”.

Për shkak të situatës së krijuar, transmetimi i parashikuar i emisionit “Wake Up”, që realizohet në bashkëpunim mes Top Channel dhe Top Albania Radio, nuk është zhvilluar.

Vetë stafi i emisionit ka dalë me një njoftim: “Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”

Një reagim ka patur dhe nga drejtori i radios, Ledion Liço, i cili shprehet se janë të shokuar, por po punojnë për t’iu kthyer normalitetit.

“Një mëngjes i trishtë për @topalbania.radio dhe dëgjuesit e saj. Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona duke na bërë të pamundur transmetimet tona normale. Edhe pse të shokuar nga kjo fatkeqësi e papritur jemi të gjithë mirë dhe duke punuar fort për t’iu kthyer normalitetit, duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe dashurinë”- shkruan Liço.

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio! Ndërpritet programacioni i mëngjesit, Ledion Liço: Jemi të shokuar

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo