Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij synon të arrijë deri në 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9%, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60%. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, u shpreh ai.

“VV do të dalë e para më 7 qershor, më e madhe se e dyta dhe e treta së bashku. Ata duan të na lodhin, por ne nuk lodhim dot. Kësaj radhe pragu po bëhet edhe më i lartë, 60%. Më 7 qershor nuk votojmë vetëm për partinë, por votojmë a duhet të kthehemi prapa në errësirën e zhvatjes apo të ecim përpara në ditën e zhvillimit”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, që e nominoi për kryeministër, ka adresuar kritika ndaj ha se të gjitha partitë u bënë bashkë kundër tij.

Krahas partive shqiptare, Kurti e radhiti edhe Listën Srpska dhe tha se zgjedhjet u shkaktuan nga frika e tyre.

“Qëndrimet e tyre vijnë nga frika. Frika e tyre nga fitorja jonë është më e madhe se dashuria e tyre për vendin. Më të madhe e kanë frikën e urrejtjen ndaj nesh sesa atdhedashurinë për Republikën e Kosovës. Vetëm e vetëm pse nuk pranuam pazaret e oligarkëve, ndarjet e terminaleve doganore dhe postet e ambasadorëve. Ata u bashkuan të gjithë kundër nesh. PDK, LDK, AAK, Lista Srpska, jo për ta ndërtuar shtetin, por për ta kthyer atë në burim privat të pasurimit”.

Por, Kurti tha se përballë tyre qëndron Vetëvendosje me “dritën e Naimit” apo me “dritën e Sokratit”.

“Përballë këtij fronti të errësirës, ne me dritën e Naimit apo edhe me dritën e Sokratit, i themi popullit s’ka kthim prapa, por ka vetëm ecje para. Kurti po e izolon Kosovën, unë u përgjigjem, Kosova kurrë nuk ka qenë më e pranishme dhe më e mirëpritur në kancelaritë e botës sesa tani. Jemi të izoluar nga korrupsioni, nga pazarllëqet e natës, nga krimi i organizuar”, tha Kurti

Kurti tha se partitë opozitare s’duan ta shohin me sy.

“Opozita nuk duan të më shohin me sy”, tha ai. /Reporteri.net/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo