Trenat me 200 km/h do të kalojnë nëpër Maqedoni, paralajmëron Nikoloski





Maqedonia e Veriut po përgatitet për një kthesë të madhe në transportin hekurudhor përmes ndërtimit të një linje të shpejtësisë së lartë në Korridorin 10, ku trenat do të arrijnë deri në 200 km/h. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, e ka cilësuar këtë si ambicien e tij më të madhe profesionale që do ta kthejë vendin në një udhëkryq strategjik mes Athinës dhe Budapestit.

Projekti, i cili mbështetet nga partneriteti me Britaninë e Madhe, parashikon që transporti i mallrave të jetë operacional rreth vitit 2028, ndërsa linja e plotë e pasagjerëve, që do ta lidhë Shkupin me Athinën për vetëm pesë orë, pritet të jetë gati në vitin 2031.

Paralelisht me infrastrukturën, po punohet edhe për blerjen e trenave modernë dhe trajnimin e kuadrit teknik për menaxhimin e kësaj teknologjie të re.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo