Një aksion i fuqishëm policor është zhvilluar në Gostivar, ku sipas burimeve të Tetovasot, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim droge. Gjatë bastisjes në shtëpinë e 37-vjeçarit E.I., janë gjetur disa pako me marihuanë, një peshore digjitale dhe 68.500 denarë cash.
“Pas urdhrit të gjykatës, janë kryer kontrolle në shtëpi dhe objektet ndihmëse ku janë sekuestruar prova materiale”, thuhet në njoftimin e policisë të siguruar nga Tetovasot.
Më vonë gjatë natës është arrestuar edhe Xh.M. (38) nga Zdunja, nën dyshimin për “prodhim dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike”. Të dy të dyshuarit janë ndaluar në stacion policor dhe pritet kallëzim penal.