I dehur, pa patentë dhe largohet pas aksidentit – arrestohet 31-vjeçari nga Zhilça!





Një skandal i rëndë në komunikacion ka ndodhur në rrugën Tetovë–Jazhincë. Siç mëson Tetovasot, një 31-vjeçar nga Zhilça ka shkaktuar aksident me “Volkswagen Passat”, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kur policia e ka gjetur, testi ka treguar 1.46 promilë alkool në gjak, ndërsa rezultoi se ai nuk posedonte fare patentë shoferi.

“Automjeti është sekuestruar dhe personi është ndaluar për procedurë të mëtejshme”, bëjnë të ditur burime policore për Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo