Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske nëse do të ketë zgjerim të ri të listës pozitive të barnave, theksoi:
Ajo që ne po bëjmë në sektorin shëndetësor është diçka që nuk ka ndodhur prej vitesh, madje do të thosha prej dekadash, duke përfshirë edhe zgjerimin e listës pozitive. Presim që në muajt e ardhshëm të ketë lajme të mira për qytetarët maqedonas me barna të reja që do të përfshihen në listën pozitive. Por, gjithashtu duhet të jemi të ndërgjegjshëm se sistemi shëndetësor është një sfidë serioze për të gjithë ne dhe si i tillë duhet të sillen ndaj tij. Nëse ne vazhdimisht e shterojmë atë, në mënyrën si e shterojmë momentalisht, ndërkohë që presim shërbime dhe kujdes cilësor, kjo është e pamundur. Para këtij eventi kishim edhe një event tjetër ku fola për demografinë dhe aty dërgova një mesazh në të cilin thashë: më në fund ka ardhur koha kur duhet t’ia bëjmë vetes pyetjen se çfarë mund të bëjmë ne për atdheun, e jo atdheu për ne. Ne si qeveri do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të shtetit, por presim sjellje të tillë nga të gjithë pa përjashtim, sepse ne nuk mund të sillemi si individë, nuk po them se kjo është praktikë e përhapur, në shëndetësi ndodh, le të themi, të shkruhen turne kujdestarie për 31 ditë pune në shkurt me 24 orë punë, ndërkohë që presim të investojmë në shëndetësi. Prandaj do të duhet edhe ne të kujdesemi shumë më tepër për interesin e përgjithshëm dhe interesin e qytetarëve.