Sistematizimi në MPB: Kritika për kriteret e arsimit, ministri nuk sheh problem

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski nuk sheh problem në procesin e sistematizimit qe po vazhdon në MPB, pas një sërë ankesash të shprehura në redaksinë tonë, lidhur me mungesën e adekuate të shkollimit, për pozita të caktuara drejtuese. Sipas formularëve, në pozita të caktuara numërohen vetëm drejtime të drejtësisë, biznesit, ekonomisë, ndërkohë që më e vështirë duket për ata kuadro policorë që kanë studiuar për albanologji ose pedagogji. Toshkovski tha se sistematizimi i ri në MPB, nuk do t’i prekë ata që janë aktualisht të punësuar, pra nuk do të ketë largime nga puna, apo masa të tjera radikale, por pa theksuar pozitat drejtuese.

“ Me të vërtetë nuk shoh problem që ai që është i punësuar në kuadër të ministrisë të aplikojë në ndonjë vend konkret që e punon, e që është në përputhje me dispozitat e sistematizimit. Për çdo të punësuar në ministri janë mundësuar kushte për realizimin e të drejtave në marrëdhënie me punën….4:24 shkurtimisht mund të them se të gjitha llojet e arsimimit që i kemi momentalisht ne dispozicion nuk do t’i dëmtojmë njerëzit, pra mund të kryejnë funksione të caktuara që i kanë bërë edhe me arsimim joadekuat në lidhje me nivelet më të ulëta, pra nuk do të ketë largime nga puna apo masa radikale” tha ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Toshkovski sqaroi se sistematizimi i ri mundëson të merren parasysh përvojat nga vitet e kaluara, ndërsa masa më rigoroze të kritereve parashikohen për të ardhmen. Ndërkohë aplikimi për sistematizimin mbyllet këtë javë dhe ministri Toshkovski nënvizoi se ka interes të madh në pozitat udhëheqëse në kuadër të ministrisë.

“Sa kam njohuri, vetëm për një pjesë të vendeve të punës që fillimisht hapëm konkurs, kishte 900 aplikime nga ana e të punësuarve të MPB-së. Interesi është i madh, fillimisht për pozitat udhëheqëse në kuadër të ministrisë” nënvizoi ai.

Sipas paralajmërimeve të ministrit të Brendshëm, me sistematizimin e ri do të shkurtohen rreth 38% e pozitave drejtuese në MPB, konkretisht shfuqizohet një pjesë e madhe e ndihmëskryeshefave ose zëvendësve. Toshkovski më herët pati përgënjeshtruar edhe pretendimet e opozitës, BDI-së, se ky proces godet pozitat që aktualisht udhëhiqen nga kuadrot shqiptarët./

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo