Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka
dhënë për emisionin n’PODIUM për portalet Ora24 dhe Almakos!
Sali i pyetur rreth rikonstruimit të Qeverisë, konkretisht edhe të ministrit Fatmir Limani, ai është
përgjigjur se i njëjti nuk do të jetë në listën e ministrave që do të propozohen nga VLEN-I.
“ Mendoj se pritshmëria është shumë e madhe. Unë vetëm një gjë mund ta them këtu, se si do të jetë,
ajo është çështje që do të diskutohet pas një muaji, do të sillet vendim. Mirëpo, një gjë mund ta them se
nuk do të jetë në listën e ministrave që i propozon VLEN-i”, ka nënvizuar Sali.