Mickoski: Fillon zgjerimi i SHFK “Goce Dellçev” në Aerodrom

Mickoski: Fillon zgjerimi  i SHFK “Goce Dellçev” në Aerodrom

Unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që thanë edhe kryetari i komunës edhe ministrja.

Edhe një ditë tjetër, edhe një projekt i ri, edhe një zgjerim i ri i një shkolle.

Kjo është praktikisht frymëzimi ynë gjatë këtyre pothuajse dy viteve që kur jemi zgjedhur si Qeveri, sa më shumë projekte, sa më shumë vlerë e shtuar në cilësinë e jetës së qytetarëve. Kështu do të vazhdojmë të punojmë si Qeveri.

Do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar kryetarin e komunës, anëtarët e këshillit që e mbështesin punën e kryetarit, administratën në Komunën e Aerodromit, ministren, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe, sigurisht, deputetët që vijnë nga Komuna e Aerodromit, nga Njësia Zgjedhore 1, anëtarët e Qeverisë, të cilët të gjithë së bashku kontribuojnë që këto projekte të realizohen, në mënyrë që, natyrisht, fëmijët tanë më të dashur të kenë kushte të përshtatshme për arsim, për të fituar njohuri, sepse ata janë e ardhmja jonë dhe ata janë ata që nesër duhet ta udhëheqin këtë Maqedoninë tonë të përbashkët.

Kështu që, edhe një herë urime, na qoftë e mbarë dhe sa më shpejt të përfundojë ky projekt.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo