Gordana Dimitrieska-Koçoska në vizitë pune në Bruksel për Dialogun e 12-të ekonomik dhe financiar





Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska është në vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Dialogun e rregullt vjetor ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe partnerëve rajonalë, vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë, Turqisë dhe Ukrainës.

Në kuadër të Dialogut të 12-të ekonomik dhe financiar do të diskutohet për zhvillimin ekonomik, sfidat dhe planet, ndërsa do të miratohen edhe rekomandime për politikat e targetuara për secilin vend, të cilat duhet të zbatohen në periudhën e ardhshme.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Dialogun ekonomik dhe financiar në Bruksel, do të fokusohet në reformat që po ndërmerr vendi, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të cilësisë së financave publike me qëllim të mbështetjes së rritjes ekonomike, në kushtet e klimës më të gjerë gjeopolitike dhe paparashikueshmërisë së lartë.

Dialogu ekonomik dhe financiar është dialog vjetor për politikën ekonomike. Në Dialogun ekonomik dhe financiar në Bruksel marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane, si dhe ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo