Mickoski: Në mars kemi rritje të ndjeshme të prodhimit industrial prej 3% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa tregtia me pakicë rritet me përqindje dyshifrore





Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së gazetarëve lidhur me informacionet e Entit Shtetëror të Statistikave për rritjen e prodhimit industrial dhe përmirësimin e tregtisë me pakicë, deklaroi:

„Më në fund, në muajin mars kemi një rritje të ndjeshme të prodhimit industrial prej 3%, krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Tregtia me pakicë po rritet me përqindje dyshifrore, afër 13%, mendoj se ishte 12.6%. Ajo që mund të them është se ne si Qeveri po punojmë për rritjen e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim.

Për fat të keq, minierat si sektor mbeten ende problem për ne. Këtu kemi ende aktivitet më të ulët të minierave si sektor në 2-3 muajt e parë, në tremujorin e parë.

Kështu që po e ndjekim me kujdes situatën dhe me të gjitha këto projekte të reja në industri, me të gjitha kapacitetet e reja prodhuese, unë jam i inkurajuar që industria përpunuese po rritet.

Dhe kjo është diçka që duhet të na inkurajojë të gjithëve. Ja, gjatë ditës së djeshme dolën edhe zonat ZZHTI me të dhënat e tyre, kështu që absolutisht si Qeveri vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve dhe shtetit.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo