“Presim lajme të mëdha”, Hoxhaj: Thaçi dhe të tjerët të kthehen në shtëpi

Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Në emisionin “Info Magazine”, ai tha se beson në drejtësinë ndërkombëtare dhe shpreson për një epilog pozitiv të procesit.

““Ne presim lajme të mëdha dhe pozitive, që z. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, mbi të gjitha, t’u kthehen familjeve të tyre, t’u kthehen bashkëluftëtarëve, por edhe Kosovës, meqë procesi gjatë këtyre 6 viteve të fundit ka qenë i padrejtë dhe i panevojshëm”, tha Hoxhaj.

Ai njëherësh tha se ka pasur shqetësime lidhur me pretendimet e prokurorisë, duke theksuar se, sipas tij, ato kanë tentuar të kriminalizojnë luftën për liri dhe pavarësi.

“I besoj drejtësisë ndërkombëtare. Kemi qenë të shqetësuar dhe të mllefosur me pretendimet e prokurorisë. Unë personalisht nuk kam besuar se mund ta dëgjoj një prokuror siç e dëgjuam në raport me z. Thaçi dhe të tjerët, që e kriminalizonte idenë tonë të lirisë, që me një pretendim mund ta kriminalizonte idenë tonë për liri, jo vetëm të ardhmen, por edhe të kaluarën, që e kriminalizonte idenë e pavarësisë, kur unë e di që liria dhe pavarësia jonë kanë qenë rezultat i luftës sonë të brendshme, po aq sa kanë qenë edhe projekt ndërkombëtar”, tha Hoxhaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo