Kur nuk i shkojnë gjërat sipas planit, Mickua i qeverisë së koalicionit, gjen arsye dhe armiq për t’u arsyetuar dështimin e tij si në planinin ekonomik ashtu dhe në ato të eurointegrimeve!
Dhe arsyetimi i stagnimit të reformave ekonomike dhe i proceseve integruese sipas Mickos qënkësh ky:
-I kanë fajet nacionalistët shqiptarë që lozin me ndjenjat e gjuhës shqipe!
– l kanë fajet studentët shqiptarë të manipuluar nga DUI që kërkojnë t’i japin provimet e jurisprudencës në gjuhen e pakicave!
– Fajtorë janë opozita shqiptare që kërkojnë destabilizimin e državës!
-Gjuha shqipe nuk mund të përdoret në organet gjyqësore, kështu na ka sugjeruar Komisioni i Venecias!
– Fajet i ka Bullgaria!
Po Mickua nuk ka faj, si mendoni ju të mosndershëm deputetë që nga Levica ekstreme deri te e djathta ekstreme VMRO?
Faji për dështimin e reformave dhe stagnimin në vendnumëro të qeverisë së kryekomitit Micko sipas tij, janë të mallkuarit shqiptarë dhe Bullgaria, sepse pa ato pengesa, ne do ishim anëtare me të drejta të plota në BE?
Dhe në mes të kesaj tynaje që dalin nga fishekzjarret e hedhura të premieri Micko, fatkeqësisht ka shumë servilë nga kampi shqiptar që i besojnë këtyre dënglave të shefit të tyre se fajin për “destabilizimin” e vendit e kanë opozita shqiptare dhe Bullgaria.
Medai Shaholli