Një rast tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Meqë të Gjakovës, ku një person ka vdekur në vendin e punës.
Rastin për gazetën online Reporteri.net, e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.
Siç bën të ditur policia, shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor, i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të.
Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka vdekur.
“Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur.
Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thanë nga Policia për Reporteri.net.