Ish-ushtari i UÇK-së arrin në Kosovë pas lirimit nga Serbia





Ish-ushtari i UÇK-së, Mit’hat Llozani, i arrestuar para rreth tre muajsh nga autoritetet serbe, është liruar dje nga burgu në Beograd.

Avokati, Arianit Koci përmes një postimi në Facebook tha se Llozhani ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

“Fjalën e dhënë e mbaj. Gjithmonë. Sado që ka rrezik e peripeci. Mit’hat Llozhani, i arrestuar në Serbi, sot është liruar dhe posa ka hy në Kosovë. Ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë.Më shumë informata do t’i japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Mit’hat Lozhani ishte arrestuar më 5 shkurt gjatë kalimit transit në Serbi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo