Punëtori për orientimin profesional dhe përzgjedhjen e profesionit





Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës, përmes organizimit të punëtorisë “Orientimi
profesional – rruga drejt përzgjedhjes së profesionit”, më 27 prill 2026, para maturantëve të shkollës
së mesme “Nikolla Shtejn” në Tetovë dhe të shkollës së mesme “Gostivari” në Gostivar, i prezantoi
programet studimore të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2026/2027.
Gjatë punëtorisë, maturantët u njohën me ofertën akademike, drejtimet studimore, si dhe me
mundësitë për zhvillim profesional që ofron Universiteti i Tetovës. Theks i veçantë iu kushtua
rëndësisë së përzgjedhjes së duhur të profesionit, në përputhje me interesat dhe aftësitë individuale
të nxënësve.
Universiteti i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e arsimit cilësor, duke u mundësuar
studentëve përfitimin e njohurive të avancuara dhe zhvillimin e kompetencave profesionale.
Si një institucion që nxit mendimin kritik dhe adreson çështje të rëndësishme shoqërore,
Universiteti synon të përgatisë profesionistë të përgjegjshëm, të cilët do të kontribuojnë në
ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më humane dhe më të zhvilluar.

Punëtori për orientimin profesional dhe përzgjedhjen e profesionit

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo