Hoxha paralajmëroi sistem ekologjik të ngrohjes në Klinikën e Tetovës





Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës, ku në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë po përgatitet një projekt për zëvendësimin e sistemeve të ngrohjes me alternativa ekologjike në shtatë objekte.

Në bisedën me drejtorin e spitalit, Erzen Elezi, u theksua se ky aktivitet zhvillohet paralelisht me rikonstruimin më të gjerë të klinikës dhe përfaqëson pjesë të përpjekjeve qeveritare për uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Projekti mbështetet përmes programit IPA 3 për ajër të pastër, me dokumentacion projektues tashmë të përgatitur dhe realizim të pritur në periudhën 2026-2027.

Me këto investime, shteti ndërmerr hapa konkretë për të udhëhequr me shembull, duke filluar nga institucionet publike, me një qëllim të qartë – zëvendësimin gradual të sistemeve joekologjike të ngrohjes në të gjitha objektet publike në vend.

Duke pasur parasysh madhësinë e klinikës së Tetovës, pritet që ky projekt të ketë efekt të rëndësishëm në uljen e ndotjes urbane të ajrit.

Hoxha paralajmëroi sistem ekologjik të ngrohjes në Klinikën e Tetovës

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo