Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë që ndodhi sonte në seancën për presidentin, e ka quajtur puç kushtetues.

Ai është shprehur se shkelja e Kushtetutës veçse ka ndodhur, pasi ajo që thuhet në të është shumë e qartë.

“Ky është një puç kushtetues. Është derdhur shumë gjak, shumë mund, shumë sakrificë, shumë vuajtje që ne ta kem lirinë, ta kem shtetin, ta kem Kushtetutën. Kjo çka ka ndodhur sonte, veç ka ndodhur shkelja e Kushtetutës”.

“Kushtetuta është e qartë, duhet të jenë 80 deputetë prezentë në sallë dhe të votojnë që të konsumohet raundi i parë”, tha ai.

Hamza për seancën e nesërme tha se sipas tyre, nuk janë plotësuar kushtet që të kalohet në raundin e dytë të votimit.

“Kemi ftesë për nesër në ora 10:00, mirëpo ne konsiderojmë se nuk janë plotësuar kushtet që të kalohet në raundin e dytë, pasiqë raundi i parë nuk i ka pasur 80 deputëtë prezentë dhe nuk kanë votuar 80 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha kreu i PDK-së.

Mbappe apo Ronaldo? Cili performoi më mirë në 100 ndeshjet e para me Realin?
Read more

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo