Bujar Osmani: Ka mbi 1 vit që Maqedonia nuk përmendet fare në Bruksel për anëtarësimin në BE





Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani në Click Plus në TV21, foli edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Osmani mes tjerhas tha se ka mbi 1 vit që Maqedonia nuk përmendet fare në Bruksel për anëtarësim në BE.

“Tomas Vajc ka qenë zëri më mbrojtës. Pasi që sot Tomas Vajc del me qëndrimin se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë asnjë reformë në vitin e kaluar zero reforma dhe kjo gjeneratë po e humb shancën. Ai të del publikisht kështu, mbrojtësi më i madh ai i cili edhe hynte në konflikt me deputetët e Bullgarisë kur ishte në pyetje Maqedonia e Veriut del me deklaratë ku thotë me këtë situatë gjeopolitike ka një shancë historike Maqedonia e Veriut po e humb shancën për në BE dhe thotë se asnjë reformë nuk është bërë dmth këtu është diçka shumë e madhe si përshtypje që është krijuar te ai. E dyta, mua mu duk pak edhe pozitive që doli ai për shkak se informacionet që kam unë nga Brukseli, në takimet që mbahen atje për vendet kandidate zakonisht për çdo shtet jepen vlerësime, pozitive negative, ja tash për Malin e Zi ka nis përgatitja e traktatit për antarësim, që 2028 mund të jetë një mundësi. Për Shqipërinë Marta Kos thotë 2030, për Bosnjën ka disa kritika, Maqedonia e Veriut nuk përmendet më fare. Ka 1 vjet e diçka që Maqedonia e Veriut nuk përmendet është lënë anësh”, tha nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në Click Plus.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo