Aksident në aksin Lushnje-Berat, automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Një person i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar disa orë më parë në zonën e Çifligut, Lushnje, në aksin Lushnje-Berat. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të shmangë një parakalim të rrezikshëm, duke humbur kontrollin e makinës. Si pasojë, automjeti ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Sipas informacioneve në këtë mjet udhëtonin dy persona ku vetem një pasagjere ka marrë lëndime te lehta ndersa shoferi nuk ka asnjë demtim. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sidomos në rastet e parakalimeve.