Horror në Gostivar: Arrestohet 29-vjeçari për përdhunim të të miturës dhe publikim materialesh eksplicite
Tetovasot – Policia në Gostivar ka arrestuar një 29-vjeçar nga fshati Zdunjë, i dyshuar për përdhunimin e një të miture dhe publikimin e materialeve eksplicite në rrjetet sociale. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur para disa muajsh, ndërsa autori e kishte kërcënuar viktimën dhe familjen e saj. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar pajisje elektronike dhe i dyshuari ndodhet në paraburgim.TS