Alarmi për bombë në “City Mall” i rrejshëm, policia i kishte evakuuar qytetarët





Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 është evakuuar qendra tregtare “City Mall” në Shkup, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka mbërritur një kërcënim për vendosje të bombave.

Nga MPB bëjnë të ditur se në adresën e tyre elektronike është pranuar një mesazh kërcënues ku pretendohet se në objekt janë vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë pas njoftimit, janë ndërmarrë masa sigurie dhe po kryhen kontrolle nga policia.

Sipas dëshmitarëve, qytetarët që ndodheshin brenda qendrës tregtare kanë dalë me shpejtësi nga objekti, ndërsa sigurimi ka lejuar lirimin e automjeteve nga garazhi pa pagesë për të shmangur bllokimin.

Autoritetet janë në terren dhe po hetojnë rastin.

***

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në adresën elektronike të institucionit është pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup janë vendosur mjete shpërthyese.

Menjëherë pas pranimit të denoncimit, nga ana e policisë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse brenda dhe përreth objektit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një alarm të rremë për bomba, bëjnë të ditur nga MPB.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo