Banorë dhe aktivistë nga Peja, Plava dhe Gucia, kanë paralajmëruar një protestë paqësore sot, me kërkesën kryesore funksionalizimin e rrugës dhe hapjen e pikës kufitare në Çakorr, që do të lidhte më lehtë Kosovën me Malin e Zi.
Tubimi do të mbahet me sloganin “Mjaft me izolim!” dhe do të zhvillohet në zonën Kutllovë– Kuçishtë, në malin e Çakorrit, duke filluar nga ora 12:00.
Organizimi do udhëhiqet nga iniciatorët Muhamet Nikqi, Mehdi Berisha dhe Nedzat Cecunjanin, ndërsa pritet të marrë pjesë një numër i madh qytetarësh, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë nga të dyja anët e kufirit.
Telegrafi në vazhdimësi ka raportuar në lidhje me këtë situatë, duke marrë zyrtar nga Komuna e Pejës, qytetarë nga kjo zonë, derisa nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, ajo e Brendshme dhe nga Ministria e Infrastrukturë.
Në lidhje me këtë, protestë, Telegrafi do t’iu mbajë të informuar në kohë reale, që nga mbledhja e protestuesve në Çakorr e deri në përfundimin e saj.