Rasti Banjska, deputetja britanike kërkon të dënohen edhe “drejtuesit kryesorë”: Janë brenda qeverisë së Serbisë
Dje, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq me burgim të përjetshëm për rastin në Banjskë, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim.
Rreth këtij vendimi ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka kërkuar që tani të dënohen “drejtuesit kryesorë” të sulmit terrorist.
“Tani, ju lutem, drejtuesit kryesorë. Do t’i gjeni brenda Qeverisë së Serbisë, dhe të tjerë që po fshihen dhe mbrohen nga Qeveria e Serbisë”, ka shkruar ajo