Zekolli Shaqiri: Në Korridorin 8 është punuar shumë, nuk ka pengesa

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në “Debat në Shenja”, duke folur për Korridorin 8 tha se është punuar shumë në këtë projekt.

“Në vitin 2026 kemi bërë një analizë të asaj se çka ka bërë Ministria e Transportit, prej se kemi marrë mandatin e deri tani. Kemi realizuar mbi 70 për qind të investimeve kapitale dhe kjo tregon se kemi punuar.

Në Korridorin 8 në çdo segment punohet pa ndonjë vështirësi, nuk ka pengesa, kemi eksproprijime të duhura, punohet në terren me shumë makineri, me shumë punëtorë, është punuar edhe në stinën e dimrit”, ka thënë ajo.

Ajo shprehet se edhe në pjesën Bukojçan- Kërçovë shumë shpejt do të fillohet me punë, ka përfunduar tenderimi dhe se gjithçka varet siç thotë ajo, “edhe nga Banka Evropiane për Rikonstruim dhe Zhvillim”.

Rikonstruimi me Qafë Thanën ka përfunduar

“Ndërsa pjesa që po keqpërdoret në opinion është segmenti Trebenishtë- Qafë Thanë, sot kishte përfaqësues të UNESKO-s, nga Qeveria, nga Ministria e Kulturës, përfaqësues nga BE që merren me këto zona të mbrojtura nga UNESKO dhe ata thonë se nuk ka ndonjë problematikë aq sa flitet në opinion. Ajo që tani është diskutabile është se a do mbetet ai projekt, apo do të lëvizet vetëm pak. Në maj përfaqësues të UNESKO-s do të vijnë në Shkup, do ta takohen me kryeministrin, në maj do të ketë takim edhe mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ku temë do të jetë çështja e trasesë”, tha Zekolli Shaqiri.

Si ministri, shton ajo, po bëjnë edhe rikonstruimin dhe zgjerimin e pikës kufitare me Qafë Thanën ku rikonstruimi ka përfunduar, e gjithë kjo si projekt i mbështetur nga Banka Botërore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo