Ruskoska: Sipas faturave fiskale të Bojan Jovanovskit, paratë nga “Reket” janë shpenzuar prej kohësh
Në një paraqitje në emisionin “Studio e natës” në 4TV, ish prokurorja Vilma Ruskoska deklaroi se, duke u bazuar në faturat fiskale, Bojan Jovanovski me gjasë i ka shpenzuar prej kohësh paratë që lidhen me rastin “Reket”.
Ajo theksoi se gjatë procedurës janë paraqitur dëshmi për shpenzime të konsiderueshme, përfshirë edhe blerje luksoze në Milano, ku sipas dokumenteve është realizuar kthim i TVSH-së prej rreth 140.000 euro, raportoi 4news.mk.
“Duke gjykuar nga mënyra e shpenzimit, nuk besoj se ato mjete përdoren edhe sot”, u shpreh Ruskoska.
Rasti “Reket”, i cili tronditi opinionin publik dhe çoi në rënien e Prokurorisë Speciale Publike, vazhdon të mbetet simbol i korrupsionit të lartë dhe keqpërdorimit të pushtetit.