Mickoski: Do të ketë masa shtesë për krizën e naftës, luftojmë fuqishëm dhe njëkohësisht përballemi me kaosin që kemi trashëguar
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në “Tema e Ditës” në Sitel TV, duke folur për krizën e naftës, theksoi se do të ketë masa të reja, duke shtuar se Qeveria lufton fuqishëm për një jetë më të mirë për qytetarët, por njëkohësisht përballet edhe me kaosin dhe borxhet e trashëguara nga qeveria e mëparshme.
Kryeministri Mickoski, lidhur me mënyrën se si kjo qeveri dhe ajo e mëparshmja janë përballur me krizat, theksoi se të dyja krizat, ajo aktuale dhe e vitit 2022, kanë filluar në të njëjtin muaj, por atëherë inflacioni ishte mbi 10%, ndërsa tani është 4,5%–4,9%.
“Së dyti, Fondi Monetar Ndërkombëtar doli dhe tha qartë se ne si shtet jemi të tretët në Evropë për nga masat që kemi zbatuar në raport me përqindjen e bruto produktit vendor. Jetohet vështirë, është e vërtetë, askush nuk thotë se jetohet lehtë, vështirë jetohet edhe në Gjermani. Sapo kthehem nga Austria edhe atje jetohet vështirë, atje një litër benzinë dhe dizel është mbi 2 euro, madje janë detyruar të lirojnë rreth 50 mijë fuçi nga rezervat shtetërore për të amortizuar çmimin. Kudo jetohet vështirë. Edhe atëherë standardi në Gjermani, Francë, Itali, Austri ka qenë më i lartë se në Maqedoni, por pyetja është nëse kjo diferencë është zvogëluar, nëse e matni atëherë dhe tani, është përgjysmuar”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Në lidhje me krahasimet se sa karburant mund të blihet me pagat në ato shtete dhe në vend, kryeministri theksoi se kjo diferencë, krahasuar me periudhën e qeverisë së mëparshme, është zvogëluar ndjeshëm dhe nuk është rritur dhe ky është suksesi i masave dhe politikave të kësaj qeverie.
Përndryshe, Gjermania, Franca, Italia, Austria, Hungaria, Sllovenia kanë standard më të lartë se Maqedonia, por ky është rezultat i politikave shumëvjeçare, ndoshta edhe shekullore. Nëse dikush ka pritur që ne për dy vjet do të shlyejmë çdo vit nga 2,5 miliardë euro borxhe të qeverisë së mëparshme, do të kthejmë tatimin solidar të marrë në mënyrë jokushtetuese, do të respektojmë të gjitha marrëveshjet kolektive dhe ja dje doli Enti Shtetëror i Statistikave, paga neto është 7,5% më e lartë, që do të arrijmë ta ulim deficitin buxhetor nga 4,5 në 3,5%, dhe se për gjashtë tremujorë do të kemi rritje prej 3,5% të BPV-së” tha kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski u ndal edhe te kritikat, duke theksuar se kritika është pozitive dhe se ai i dëgjon qytetarët, sepse ata kanë të drejtë të kritikojnë dhe duhet të kritikojnë, pasi janë mësuar me politikanë që nuk punojnë, me njerëz të ngarkuar me krim dhe korrupsion dhe ai është i vetëdijshëm se ata nuk kanë durim, ndërsa pushteti është ai që duhet të ketë durim dhe të punojë.
Do të ketë masa shtesë, megjithëse deri tani kemi ekspozuar mjaft buxhetin dhe duhet të shohim më tej, sepse po përfundon muaji i dytë i krizës, e cila sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë është historikisht më e madhja, më e madhe se ajo e vitit 2022 dhe madje më e madhe se të dyja krizat e viteve të ’70 së bashku, ndërsa ne jemi aty ku jemi dhe tani konsideroni se kemi nga 30, 40 deri në 60% karburant më të lirë për litër krahasuar me fqinjët. Ky është sukses. A është e mjaftueshme? Nuk është e mjaftueshme. A jetohet vështirë? Po, por do të luftojmë që të jetë më mirë” theksoi kryeministri Mickoski.