Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel





Arben Fetai nuk do të jetë më ministër për qeverisje të mirë, deklaroi sonte kryeministri Hristijan Mickoski.

“Kam biseduar personalisht me Fetain. Ai më tha se në të ardhmen nuk e sheh veten më në Qeverinë që unë e udhëheq. Kjo ndodhi para disa javësh. Ai tha se do të kthehet në Bruksel, duke pasur parasysh arsimimin dhe përvojën e tij në institucionet atje. Mendoj se do të ishte një mundësi e mirë që ai të jetë një lloj i dërguari special në kuadër të European Parliament apo administratës së Brukselit” tha Mickoski në një intervistë për Sitel TV.

Ai shtoi se është mendim i përbashkët që shteti duhet të shfrytëzojë kontaktet dhe njohuritë e tij në Bruksel.

Sa i përket rindërtimit të Qeverisë, Mickoski tha se aktualisht është i fokusuar në organizimin e brendshëm të VMRO-DPMNE, ndërsa ndryshimet në Qeveri mund të ndodhin në gjysmën e dytë të majit ose në fillim të qershorit, njofton TS.

Ai paralajmëroi ndryshime të mundshme në resore dhe në disa emra në përbërjen e ardhshme të Qeverisë.

“Po i analizoj situatat, por tani jam i fokusuar në atë që quhet organizim i brendshëm në VMRO-DPMNE. Siç e paralajmërova në kongres, gjatë muajit prill, më së voni në gjysmën e parë të majit, qëllimi im është ta përmbyll strukturën e partisë. Më pas, nga gjysma e dytë e majit ose qershori, së bashku me partnerët e koalicionit do të bëjmë lëvizje nëse shohim se është e nevojshme – ndryshime në resore dhe në emra. Do të jetë një qasje më e gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Për momentin vetëm analizojmë, nuk kam ende përfundim konkret, por që do të ketë ndryshime, kjo është fakt” tha Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo