LSDM thotë se kompani dhuruese të VMRO-DPMNE janë pas minierës me Antimon në Krivopallankë





Partia opozitare maqedonase LSDM tha sot se dy kompani në pronë të maqedonasve e të cilat janë dhuruese të VMRO-DPMNE janë pas minierës me xehen Antimon në komunën e Krivopalankës.

« Të dhënat zyrtare nga Ministria e Energjisë zbulojnë se koncesionari aktual i vendit Luke është kompania “RI Energetika Pella DOO Skopje”, » tha në një konferencë për shtyp zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.
Duke u thirrë në të dhëna zyrtare, ajo shtoi se pronar i kësaj kompanie është Gjorge Kachurkov, një dhurues i VMRO-DPMNE-së.

« Dokumentet zyrtare dhe raportet financiare e konfirmojnë pa mëdyshje këtë. Kjo është prova më e fortë! Miniera e antimonit është një marrëveshje biznesi, një koncesion klasik partiak, « shtoi Kuzeska.
Zëdhësja e partisë opozitare tha tutje se një marrëveshje që u nënshkrua në Washington nga Nick Jovanovski nga kompania australiane “Pella Global Limited”, i cili siç tha ajo në vitin 2015, si përfaqësues i kompanisë së donatorit të VMRO-DPMNE-së, nënshkroi marrëveshjen e koncesionit për lokalitetin Luke të Krivopalankës për minierën.

LSDM edhe një herë më shumë thirri për një referenum në këtë komunë ndaj planeve të qeverisë për të hapur minierën me Antimon, për mihjen e së cilës qeveria e SHBA i dhuroi 5 million dollarë qeverisë së Hristijan Mickoskit.
Të njëjtën ftesë LSDM dje ia bëri, edhe e përsërit edhe sot, anëtarit të saj e Kryetar i Komunës së Krivopalankës Sasko Mitovski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo