Bozhinovska në Forumin e Delfit pozicionon Maqedoninë si nyje rajonale energjetike

Ministrja e energjië, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në panelin “Engineering the Infrastructure of Energy Security” në kuadër të Delphi Economic Forum, ku së bashku me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe liderë të sektorit energjetik u diskutua për të ardhmen e sigurisë energjetike në rajon.

Në fjalën e saj, ministrja Bozhinovska theksoi se vendi po hyn në një fazë të re të pozicionimit energjetik:

„Sot, ne po pozicionohemi me vetëdije si një qendër rajonale e energjisë që lidh tregjet, burimet dhe partnerët.”

Ajo prezantoi strategjinë e bazuar në tre shtylla kryesore:

–Interkonektori me Greqinë, si qasje e drejtpërdrejtë në burime alternative të gazit dhe terminale LNG

–Bashkëpunimi me Serbinë, që hap një korridor verior dhe mundëson rrjedhë dykahëshe

–Partneriteti me SHBA-të përmes iniciativës LNG, me të cilën forcohet pavarësia energjetike

„Politika energjetike pa infrastrukturë mbetet vetëm deklaratë. Me ndërtimin e këtyre korridoreve ne ulim cenueshmërinë, krijojmë çmime më konkurruese dhe pozicionohemi si vend tranzit që shton vlerë. “

Ministrja theksoi se roli i ri i vendit nuk është vetëm tranzitues, por edhe stabilizues për rajonin më të gjerë:

„Nuk duam të jemi një treg periferik – por një partner i sigurt në rrjetin energjetik evropian. “

Sa i përket tranzicionit energjetik, Bozhinovska nënvizoi se qasja e shtetit është pragmatike dhe e orientuar drejt sigurisë:

„Nuk ka tranzicion energjetik pa siguri – dhe nuk ka siguri pa diversifikim. Gjeografia në vetvete nuk është avantazh nëse nuk shndërrohet në politikë. Qëllimi ynë është të bëhemi faktor stabiliteti në tregun rajonal të energjisë elektrike.“

Me forcimin e korridoreve energjetike jugore dhe veriore, Maqedonia e Veriut po pozicionohet si një pjesëmarrëse aktive në stabilizimin e rrjedhave energjetike në rajon.

Mesazhi kyç që Bozhinovska dërgoi nga Delfi është i qartë:

Ne po ndërtojmë një sistem energjetik të diversifikuar, të ndërlidhur dhe me rëndësi strategjike – me një rol që do të përcaktojë vendin tonë në Evropë në dekadat që vijnë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo