Sulejmani: Ansambli Muzikor i Tetovës nuk mbyllet





Zv.ministri i Kulturës Sedat Sulejmani thotë se Ansambli Muzikor i Tetovës nuk do të mbyllet, por përkundrazi po punohet në kompletimin e dokumentacionit, për punësimin e rreth 20 artistëve të parë në këtë institucion.

“Sot patëm mbledhje të rëndësishme në Qeveri me zëvendëskryeministrin Bekim Sali dhe Ministrin e Kulturës ku një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe Ansambli i Tetovës dhe nuk ka të bëj asgjë me realitetin ajo që bisedohet në opinion dhe derisa VLEN do jetë në Qeveri nuk do të mbyllet asnjë institucion shqiptar. Biseduam edhe për punësimet dhe jemi duke kompletuar dokumentacioni me çka së shpejti do të dërgojmë kërkesën deri tek Ministria e Financave dhe shpresojmë që diku deri në 20 persona do të punësohen në ansambël”, deklaroi Sedat Sulejmani, Zëvendësministër i Kulturës.

Statusin e Ansamblit Muzikor të Tetovës e rrezikon draft-strategjia 2026-2030, e miratuar nga Ministria e Kulturës, e cila strategji, parashihte fuzionimin e këtij institucioni dhe futjen e tij nën ombrellën e Pallatit të Kulturës.
Ndërkohë Sulejmani tha se edhe për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup, janë marrë pëlqimet për punësimin e pesë artistëve.

“Sot po ashtu sjellim edhe lajmin e mirë se erdhën edhe pëlqimet që priteshin për pesë punësime në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në Shkup, andaj nga këtu japim dhe lajmin e bukur dhe shpresojmë që së shpejti do formohet komisioni dhe do bëhen edhe pesë punësime shtesë në Ansamblin e Këngëve dhe valleve në Shkup”, theksoi Sedat Sulejmani, Zëvendësministër i Kulturës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo