Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, sot në Vjenë u mbajt një takim bilateral i dy delegacioneve qeveritare, në të cilin Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, u fokusua te prioritetet në procesin e transformimit të gjelbër.
Hoxha theksoi se vendi përballet me sfida të trashëguara ekologjike dhe se fokusi është në zgjidhjen e tyre përmes sistemeve të qëndrueshme dhe investimeve kapitale.
Ndër prioritetet e theksuara për dy delegacionet ishin qendrat rajonale të menaxhimit të mbeturinave, si hapa konkretë drejt mbylljes së deponive jostandarde dhe uljes së ndotjes së ujit.
Austria u theksua si një model dhe partner kyç në procesin e harmonizimit me standardet evropiane, dhe Ministri Hoxha shprehu bindjen e tij se vizita e nivelit të lartë qeveritar do të inkurajojë hapa konkretë në bashkëpunimin dypalësh – në dobi të mjedisit dhe qytetarëve në të dy vendet.